Informatika Computers” Sh.p.k filloi bashkëpunimin edhe me Kolegjin Universum
Kolegji Universum, përfaqësuar nga zv.drejtori Z. Uran Rraci sot nënshkroi edhe një tjetër Memorandum Mirëkuptimi, e kësaj radhe me Kompaninë “Informatika Computers”.Qëllimi i bashkëpunimit ka të bëjë me përkrahjen e ngritjes së nivelit arsimor dhe profesional të të rinjve kosovar, si dhe në krijimin e një ambienti më të volitshëm ekonomik dhe për të konkurruar në projekte të ndryshme të përbashkëta.
- “Informatika Computers”, është kompani zhvilluese e produkteve softverike për kontabilitet -RIKONT, e cila ka bashkëpunime me 1000 kompani të cilat i përdorin produktet e tyre softverike.
- Në kuadër të kësaj marrëveshje parashihet që për studentët e departamentit Biznes dhe Menaxhment të Kolegjit Universum, t’u mundësohet që pjesën praktike nga lëndët e fushës së kontabilitetit t’a mësojnë duke përdorur pakon e produkteve aplikative për administrimin e kontabilitetit – RIKONT.
- Përfitues të kësaj marrëveshjeje do jetë edhe stafi i këtij departamenti, i cili do të trajnohet për përdorimin e atyre programeve.
Të dyja palët do kontribuojnë në drejtim të zhvillimit, përkrahjes dhe promovimit të sektorit arsimor si dhe në gjenerimin e punësimit dhe zvogëlimin e papunësisë.
Për të mësuar më shumë rreth këtij bashkëpunimi, ju lutem ndiqni faqen në Facebook, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.