Është themeluar në vitin 1991 në Mitrovicë
Nga inxhinierë të Qendrës Llogaritare Trepça qe aso kohe ishte një nga gjigantët më të mëdhenj në Jugosllavi si dhe në rajon. Në aspektin e teknologjisë informative, Trepça ishte gjithmonë në hap me kohën dhe posedonte pajisjet më moderne të teknologjisë informative.
Në fillim Informatika Computers Sh.p.k. merrej me mbajtjen e librave/ kontabilitetin për bizneset e ndryshme lokale. Më vonë kompania filloi edhe me shitjen, mirëmbajtjen e pajisjeve të teknologjisë informative. Në vitet 1995/1996 kompjuterët filluan të përdoreshin edhe në përdorimin shtëpiak. Kjo bëri që të rritej interesimi për punën me kompjuter. Për të ju përgjigjur kësaj kërkese në rritje, kompania në fjalë filloi me ofrimin e kurseve bazike siç janë kurse për Windows, Microsoft Word, Microsoft Excel, Power Point etj. .
Pas luftës kompania filloi me kurse të licencuara nga Cisco, e cila është kompani me renome botërore në fushën e teknologjisë informative. Gjenerata të tëra u pajisen me Certifikata të cilat njihen botërisht.
Për shkak të trendëve botërore ku interneti kishte filluar të bëhej pjesë e punës, argëtimit, informimit dhe edukimit edhe te ne filloi të ndiqej ky trend. Si rezultat i kërkesës në rritje për qasje në internet, kompania u pajis me pajisjet e nevojshme dhe filloi me ofrimin e internetit për qytetarë.
Paralelisht me këto aktivitete shtesë kompania vazhdoi me forcimin e shërbimeve kontabiliste. Në mungesë të një softueri vendor i cili do të përmbushte kërkesat e konsumatorëve, kompania filloi me zhvillimin e softuerit për kontabilitet. Me kalimin e kohës bizneset konsolidoheshin si dhe kërkesat për përmirësimin dhe avancimin e softuerit rriteshin. Kjo bëri që softueri të avancohej dhe zgjerohej vazhdimisht. Po ashtu filluan të lindin edhe veprimtari të llojllojshme që gjithashtu bëri që të zhvillohen një numër i madh i moduleve për veprimtari të ndryshme si OJQ, restorante, makete etj.
Sot Informatika Computers ofron një gamë të gjerë produktesh vendore si pjesë e pakos softuerike që në treg njihet me emrin RiKont
Këto produkte janë Windows aplikacione vendore të bazuara në arkitekturën dhe teknologjitë e fundit programuese si dhe në hap me praktika dhe modelet programuese bashkëkohore, të dedikuar kompanive dhe institucioneve të ndryshme që kanë nevojë për sisteme informative stabile dhe afatgjatë. Produktet softuerike RiKont janë të verifikuar dhe gjenden në përdorim në shumë institucione dhe ndërmarrje në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Tani kompania Informatika Computers ka më shumë se 700 klient të cilët operojnë më produkte të pakos RiKont.
Për të garantuar cilësi, Informatika Computers është e certifikuar nga International Organization for Standarization (ISO).
në Kosovë, rritej kërkesa nga punëdhënësit që punëtorët e tyre ta zotojnë përdorimin e këtij softueri. Kjo u bërë një shtytje tjetër për fillimin e ofrimit të trajnimeve mbi kontabilitetin duke shfrytëzuar programin e kompanisë.