Pas një përvojë 26 vjeçare në menaxhimin e kontabilitetit, zhvillimin e softuerit për kontabilitet dhe ofrimin e kurseve dhe trajnimeve në fushën e kontabilitetit dhe TIK-ut, me ofrojmë trajnimin e radhës:

Kontabiliteti në praktikë me softuer

 

Përshkrimi i trajnimit
Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të aftësohen për administrimin praktik të kontabilitetit duke përdorur pakon e produkteve softuerike për kontabilitet Rikont. Ky softuer është në përdorim në shumë kompani publike e private, vendore dhe ndërkombëtare.

Trajnimi fillon me demonstrimin praktik të regjistrimit të biznesit me të dhënat bazë, të zërave financiare, duke vazhduar me shpjegimin e reflektimit të transaksioneve financiare në arkë dhe bankë, regjistrimin e faturave blerëse dhe shitëse, analizimin e librave të blerjes, shitjes, shpenzimeve, regjistrimin e urdhëresave financiare, pagave, e shumë transaksione tjera materiale e financiare e deri te gjenerimi i të gjitha pasqyrave financiare sipas standardeve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, përfshirë gjithashtu edhe pasqyrimin në grafikone dhe tabela të ndryshme.
Trajnimi i dedikohet:
✔️ Studentëve që dëshirojnë më tepër njohuri për kontabilitetin praktik përmes softuerit të kontabilitetit Rikont.
✔️ Menaxherëve dhe punonjësve të cilët e kanë të instaluar programin Rikont në biznesin e tyre si dhe të gjithë atyre që janë të punësuar në Financa dhe Kontabilitet të cilët kanë nevojë për zgjerimin e njohurive të tyre
✔️ Të gjithë ata që e duan profesionin e kontabilitetit dhe dëshirojnë t’i zhvillojnë njohuritë në këtë profesion me punë praktike në program

Mënyra e mësimit:
✔️ Shembuj praktik në përdorim të programit të kontabilitetit,
✔️ Ligjëratë interaktive me pjesëmarrësit.
✔️ Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe të pajisen me njohuri për kontabilitetin në tërësi dhe softuerin e kontabilitetit Rikont duke u pajisur edhe me çertifikatë.

I gjithë trajnimi do të zhvillohet 100% vetëm përmes Llaptop-it prej ditës së parë ku secilit kandidat do t’i sigurohet nga një – Llaptop gjatë periudhës së trajnimit.
Trajnimi gjenë aplikim të gjerë në Kosovë, te ndërmarrjet tregtare, prodhuese, hoteliere, kompani të derivateve etj, ku do të ketë edhe mundësi punësimi në këto kompani.
Trajnimi mbahet nga ekspert të fushës së kontabilitetit dhe njohës profesional të Softverit Rikont.

Kohëzgjatja e trajnimit :
✔️ Sesionet trajnuese organizohen në kohëzgjatje 1 Muaj. 3 herë në javë nga 1 orë e 30 min zakonisht nga ora 17:00. Orari koordinohet me grupin.

Pagesa :
✔️ Çmimi i trajnimit është 120 Euro.
✔️ Mundësia e pagesës në dy këste ( 50% me rastin e regjistrimit, dhe 50 % para pëfundimit të trajnimit).
✔️ Në çmim janë të përfshira : Literatura, materialet përcjellëse të cilat shpërndahen përgjatë trajnimeve, çertifikatat e pjesëmarrjes dhe Licencë 3 mujore për përdorim personal për kandidatë që ndjekin trajnimin.

Oferta sjell 5 kandidatë, trajnimin e ke FALAS!

Suksesi i këtij trajnimi tashmë është dëshmuar pasiqë shumë kandidatë që kanë vijuar me sukses këtë trajnim janë punësuar.



Qyteti Ku dëshironi ti mbani trajnimet