Aplikacion i pasur për restaurante i cili përkrah punën me shumë bare si dhe me shumë kuzhina, lejon dizajnimin e hapësirave të punës dhe shumë mundësi tjera. Mënyra e lehtë dhe e shpejtë e përdorimit mundëson që kamarieri të fokusohet vetëm në punën e tij përderisa programi e mbështet atë në çdo hap.
Ky softuer është në njërën anë mjaft kompleks për restorante të mëdha me shumë salla, kuzhina apo që shërbehet nga shumë bare por i thjeshtë për përdorim që të shfrytëzohet edhe nga kafeteritë e vogla.

RiRest Mobile:
Softuer për restorante që i mundëson kamarierit marrjen e porosisë nga distanca përmes pajisjes mobile(telefon apo tablet). Mënyra e lehtë dhe e shpejtë e përdorimit duke përdorur menytë interaktive me kategoritë, kërkimin, filtrim si dhe mundësia e punës si offline ashtu edhe online mundëson që restauranti juaj të menaxhohet lehtësisht dhe me plot elegancë edhe kur qasja në rrjetin kompjuterik nuk është stabile.

RiRest Kitchen:
Është modul i veçantë për kuzhina ku pasi të caktohen artikujt për secilën kuzhinë , porositë mund të shihen në ekranin e veçantë për përcjellje të porosive apo edhe të printohen. Në këtë mënyre ngritet performanca e restorantit pasi që me këtë lloj organizimi porosia sapo të merret nga kamarieri, ajo mund të fillojë të pregatitet nga kuzhina.