RikontERP me modulin materialo-financiar për menaxhim të kontabilitetit si modul bazë është produkt 100% vendor i cili mundëson planifikimin, menaxhimin dhe kontrollimin e resurseve dhe proceseve të kompanisë dhe si i tillë është bazë për të gjitha modulet tjera të sistemit ERP RiKont.
Produktet dhe modulet tjera plotësisht integrohen me këtë produkt amë. Ky produkt përbëhet prej një numri të moduleve të cilat mund të përdoren veç e veç apo si tërësi e sistemit të integruar informativ.

Disa nga modulet janë:

• Menaxhimi i Prodhimit
• Menaxhimi i Investimeve
• Evidenca materiale-administrimi i brendshëm i inventarit në njësitë organizative.
• Menaxhimi materialo financiar i depos doganore
• Menaxhimi i kontratave dhe sistemi i faturimit masiv.

RikontERP mundëson kontrollë te plotë të brendshme financiare dhe materiale si dhe deklarim të lehtë të pasqyrave në organet shtetërore.
Ky softuer i dedikohet veprimtarive si: Dyqanet e vogla deri në ato të mëdha me pakicë dhe me shumicë, ndërmarrjeve prodhuese, ndërtimtarive, e shumë të tjera.
RikontERP është softuer fleksibil i cili në vazhdimësi i është përshtatur nevojave të klientëve nga më të vegjlit deri te ndërmarrjet e mëdha si në Kosovë ashtu edhe ne rajon dhe Botë.