Është aplikacion i cili i jep korporatës një pasqyrë të qartë si të gjendjes aktuale ashtu edhe të parashikuara.
– Ky program mbledh të dhëna, analizon të gjitha proceset dhe resurset e korporatës në mënyrë që të asistojë menaxhmentin në vendim marrje dhe planifikim.
– Disa nga raportet në këtë aplikacion përfshinë pasqyrimi grafik të pasqyrave e të hyrave dhe shpenzimeve në krahasim me vitin e kaluar dhe në krahasim me buxhetin, bilanci i gjendjes krahasues, grafiket të ardhurave dhe shpenzimeve, asetet dhe detyrimet, shpërndarja e buxhetit sipas njësive organizative e shumë të tjera.
– Mundëson krijimin e raporteve dhe dashboardeve nga vet shfrytëzuesi duke i modifikuar ato ekzistuese apo duke krijuar nga fillimi.
– Funksionon në shumë platforma – Web, Desktop PC, Tablet, telefon. Raportet/Dashboardet e krijuara në njërën platformë funksionojnë automatikisht në të gjitha platformat tjera. Pra Aplikacioni funksionon i integruar kudo dhe nga çfarëdo pajisje.
– Boshti i aplikacionit përbëhet nga Raportet Standarde, Raportet e Shfrytëzuesit dhe Dashboardet.
– Raportet mund të ngarkohen nga folderi lokal apo nga databaza. Kjo mundëson kalim të lehtë në verzionet e reja të raportit nga vendori në të ardhmen. Gjithashtu mundëson bashkëjetesen e dy raporteve të ngjashme në të njëjtën kohë p.sh për një kohë tranzicioni.