Me këtë Web Aplikacion ju kurseni kohën dhe koston tuaj si dhe të klientit tuaj pasi që ky Web Aplikacion mundëson që në mënyrë krejtësisht të thjeshtë, interaktive dhe të shpejtë klienti juaj të bëjë vet porosinë e mallit nga ju. Kështu stafi juaj me nuk do te ketë nevojë të merret me porositë e këtyre klientëve si dhe klienti nuk do të detyrohet të udhëtojë deri te lokalet tuaja për të bërë porosi.

Sistemi funksionon ashtu që fillimisht ju i autorizoni klientët(bizneset) të cilët mund të bëjnë porosi online nga ju. Pas kësaj klienti mund ta bëj porosinë në çdo kohë dhe porosia nga klienti arrinë tek ju automatikisht. Ju tashmë mund ta ekzekutoni atë porosi.
Ekziston mundësia e ndërlidhjes me aplikacione tjera për shembull TecDoc ku artikujt e ngjashëm, karakteristikat e produkteve si dhe fotografitë automatikisht lexohen dhe në mënyrë të menjëhershme.