Përmes softuerit për hotelieri ju mund të menaxhoni hotelin tuaj pavarësisht madhësisë apo kompleksitetit të tij. Me anë te softuerit për hotelieri në çdo moment në çdo kohë keni pasqyrë të qartë të gjendjes në hotel për dhomat e rezervuara, dhomat e zëna dhe dhomat e lira për një ditë apo për një periudhë të caktuar kohore.
Softueri mundëson rezervimin grupor dhe faturimin grupor të një grupi të mysafirëve me një faturë te vetme në emër të kompanisë së caktuar.
Ka ndërlidhje të ngushtë me modulin e restoranteve ku shërbimet e caktuara për klient të hotelit në fund kombinohen me ato të restorantit dhe faturohen me një faturë të vetme por gjithnjë duke u listuar të gjitha shërbimet si ato nga hoteli ashtu edhe restoranti si specifikacion në mënyrë të detajuar.
Softueri mundëson edhe menaxhimin e sallave te konferencave rezervimet në nivel ore dhe datë të caktuar dhe faturimin e shërbimit në nivel të kompanisë duke përfshirë edhe shërbimet shtesa të bartura
në restaurant.
Rezervimet online – është aplikacion qe integrohet me aplikacionin kryesor RiKont për hotele (recepcione) dhe ka për detyrë që të mundësoj rezervimet direkt nga interneti.