Aplikacion i cili mundëson menaxhimin e inventarit në ferma të pulave, duke i mundësuar kështu shfrytëzuesit, t’i evidentojë hyrje-daljet dhe dëmtimet eventualisht ngordhjet në ferma.

Disa nga veçoritë e këtij produkti janë:

• Mënyrë e lehtë e regjistrimit të hyrjeve-daljeve
• I përshtatshëm për përdorim në SmartPhone por edhe në Web
• Mundësia e alokimit të stokut nga një objekt punues në tjetrin
• Mundësia e evidentimit të hyrjeve-daljeve sipas njësive matëse (Copë,Kg,Paketë,Tabull etj).
• Softueri gjeneron raporte të pasura dhe interaktive të cilat mund të zgjerohen edhe më tej nëse i bashkëngjitet moduli i Raporteve dhe inteligjencës biznesore(RikontBI) i cili mundëson përshtatjen e raporteve ekzistuese apo krijimin e raporteve,dashboardeve të reja nga vet shfrytezuesi si dhe qasjen nga çdo paisje kudo në Botë.