Softueri për Hotelieri
Ju mundëson menaxhimin financiar të shërbimeve hoteliere të qëndrimit të musafirëve që nga arritja e deri në largim.
Fatura mund të përpilohet
në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
Raportet gjenerohen sipas kërkesave të klientëve.
Përkrah menaxhimin e rezervimeve.

Përmes softuerit për Hotelieri ju mund të menaxhoni hotelin tuaj pavarësisht madhësisë apo kompleksitetit të tij.

Me ane te softuerit per hotelieri ne cdo moment ne cdo kohe keni pasqyre te kjarte te gjendjes ne hotel per dhomat e rezervuara, dhomat e zena dhe dhomat e lira ne dizpozicion per nje dite apo per nje periudhe te caktuar kohore.Softueri mundeson rezervimin grupor dhe faturimin grupor te nje grup te mysafirve me nje fatre te vetme ne emer te kompanise se caktuar.

Ka ndërlidhje të ngushtë me modulin e restauranteve ku sherbimet e caktuara të për klient të hotelit në fund faturohen me një fature të vetme por gjithnje duke u pare si specifikacion edhe sherbimet e mysafirit ne menyre te detajuar .

Softueri mundeson edhe menaxhimin e sallave te konferencave rezervimet në nivel ore dhe date të caktuar dhe faturimin e shërbimit në nivel të kompanisË duke përfshire edhe shërbimet shtesë të bartura në restaurant.

Rezervimet online – po ashtu eshte aplikacion qe integrohet me aplikacionin kryesor RiKont për hotele (recepcione) dhe ka për detyre që të mundesoj rezervimet direkte nga interneti për kliente jashte apo brenda vendit, pa pasë nevojë shtesë te porosisë permes email, telefonit etj. Keto ndryshime qe behen online nga interneti reflektohen në të gjitha raportet dhe planifikimet që bëhën në programin kryesor.

Përmes softuerit për Restaurante
Mundësohet menaxhimi materialo financiar i të gjitha punëve që kryhen në restaurante, bare, kafiteri, kuzhinë, si: menaxhimi i kategorizimeve të artikujve, menaxhimi i kamarierëve, menaxhimi i artikujve, menaxhimi i çmimeve, menaxhimi i kuponave e të tjera.
Identifikimi i kamarierëve mund të bëhet me pasvord-fjalëkalim ose me kartelë identifikuese përmes lexuesit të barkodeve.
Softueri është i dizajnuar që të përkrah punën me ekran me prekje “touch screen”, me tastiere të restauranteve, tastiere të rëndomtë apo me PDA (paisje mobile).
Programi përdor metodën e sistemit të ndarjeve të shpenzimeve sipas normës së paracaktuar – NORMATIVIT të produkteve të gatshme.