Ky produkt mundëson përcjelljen e aseteve sipas lokacionit apo njësive organizative dhe llogaritjen e amortizimit të aseteve. Moduli i aseteve është tërësisht i integruar me sistemin informativ të kontabilitiet që nënkupton që pasqyron raporte në të gjitha pasqyrat financiare në modulin kryesor te sistemit informativ te kontabilitetit RiKont
Karakteristikat themelore :
• Mundësohet regjistrimi i informatave te asetit si shifra, emërtimi, data e blerjes, furnitori, garancioni, vlera personi i ngarkuar, konto e amortizimit etj..
• Ofron mundësinë e kategorizimit të aseteve në kategori përkatëse si automjete, paisje , ndërtesa, toka gjegjësisht sipas shkallës së zhvlerësimit 0%, 5%, 10% dhe 20%.
• Për çdo aset ekziston evidencë e saktë nga momenti i blerjes e deri te zhvlerësimin e tij total apo deri në momentin e shitjes duke përfshirë edhe lëvizjen e asetit në objekte (njësi) të caktuara.
• Ofron mundësinë e përcjelljes së lëvizjeve të asetit nëpër njësi organizative si dhe sipas personit të ngarkuar gjithashtu gjeneron raportet adekuate për njësi dhe person të ngarkuar.
• Ofrohet mundësia e faturimit apo dhënies së asetit në shfrytëzim.
• Mundëson llogaritjen e saktë të amortizimit të asetit në konton e zhvlerësimit duke mundësuar përcjelljen e vlerës së asetit dhe verës së zhvlerësuar.
• Ofron raporte të ndryshme si listën e aseteve, kartelen e asetit, kartelën e personit (të ngarkuar me aset), listën e aseteve sipas datës së blerjes, listën sipas datës së aktivizimit, pasqyrën e huazimeve etj.
• Gjithnjë ekziston mundësia e gjenerimit edhe të raporteve sipas kërkesës së shfrytezuesit të programit pasi që softveri ynë është 100% vendor dhe në zhvillim te vazhdueshëm, prandaj ekziston mundësia e përshtatjes të programit specifikave të shfrytëzuesit