Moduli i Prodhimit të produktit Rikont ERP është i dizajnuar që të ndihmojë të gjithë procesin e prodhimit që nga blerja e lëndës së parë deri te produkti final.
Procesi i prodhimit zhvillohet kryesisht në tri faza.
Faza e parë: Përfshin blerjen e lëndës së parë – Kalkulimi i lëndës së parë dhe futjen e mallit në depon e lëndës së parë.
Faza e dytë: Dërgimi i lëndës së parë në prodhim, gjegjësisht me dokumentin Fletëdërgesa/Fletëpranimi të lëndës së parë nga depo e lëndës së parë dërgohet lënda e parë në prodhim.
Faza e tretë: Karakterizohet prodhimi i produktit të gatshëm sipas normativave të paracaktuar e cila zhvillohet duke dërguar me Fletëdërgesën/Fletëpranimin e prodhimit të gatshëm nga depo e punës në proces në depon e produkteve të gatshme për shitje.
Zhvillimi i tërë këtij procesi përcjellet me kontizim automatik, prandaj ekziston mundësia e evidencës të stoqeve në të gjitha depotë; përcjellja e porosive të blerësve; përllogaritja e kostos së prodhimit të gatshëm dhe të gjysëm prodhimit etj.
Moduli mundëson raporte të pasura të cilat mund të gjenerohen për data të caktuara.