Përmes softuerit për pika të shitjës(POS), mundësohet menaxhimi materialo financiar i të gjitha aktiviteteve që kryhen në markete apo biznese të vogla gjegjësisht aty ku zhvillohet veprimtaria e shitjes me kupon tatimor.

Softueri menaxhon procesin që nga blerja e mallit qe kalkulohet – rexhistrohet ne softverin baze të RiKont, deri te shitja përmes POS shtypesave apo paisjeve fiskale.

Softueri është i dizajnuar që të përkrahë punën me barkode, me peshore të llojeve të ndryshme si dhe shitjën me paketim.

Referencat tona dhe përvoja në aplikimin e pajisjeve fiskale janë garancë e suksesit të plotë ne implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit informativ të kontabilitetit.